Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë në Ekuador, 14 viktima dhe 126 të plagosur

Tërmeti është ndjerë edhe në veri të Perusë, ku ka një viktimë.

19 Mars 2023, 08:16 Nga A.B
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë në Ekuador, 14
Pasojat e termetit

EKUADOR- Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Ekuadorin një ditë më parë. Raportohet se janë 14 viktimat dhe 126 të plagosurit por mendohet se numri të jetë më i madh. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi epiqendrën e tërmetit në rajonin bregdetar të Guayas, rreth 80 kilometra në jug të Guayaquil.

Tërmeti është ndjerë edhe në veri të Perusë, ku ka një viktimë. Goditja u regjistrua në orën 12:12 me orën lokale (18:12 në Shqipëri) në komunën ekuadoriane Balao, rreth 140 kilometra nga porti i Guayaquil dhe në një thellësi prej 44 kilometrash. Instituti Sizmologjik i SHBA-së  vlerësoi një magnitudë prej 6.8 ballë të shkallës Rihter, ndërsa autoritetet sizmologjike peruane e vlerësuan atë me 7.0.

Pasgoditjet janë paralajmëruar dhe Instituti Oqeanografik dhe Antarktik i Marinës Ekuadoriane ka siguruar që goditja "nuk i plotëson kushtet e nevojshme për të gjeneruar një cunami" në Paqësor.

termet ne ekuador

Sondazh

Poll