Aktualitet

FOTOT- U siguronin viza shtetasve shqiptarë por jo vetëm, "zbërthehet" skema e falsifikatorëve në Ekuador

Në total, pesë bastisje u kryen në provincat El Oro dhe Guayas.

18 Mars 2023, 19:59 Nga k.m.
FOTOT- U siguronin viza shtetasve shqiptarë por jo vetëm,
Foto ilustruese

EKUADOR - Agjentët e policisë mbërritën në ndërtesën e qeverisë El Oro, ku operon Ministria e Punëve të Jashtme në kërkim të dokumentacionit që do të vërtetojë lëshimin e vizave falso për shtetasit kinezë, shqiptarë dhe kolumbianë. Në total, pesë bastisje u kryen në provincat El Oro dhe Guayas.

Pas kontrolleve u zbulua se struktura e supozuar jepte viza në mënyrë të parregullt kundrejt parave.

Ndërsa me një deklaratë ka dalë edhe Ministria e Jashtme. Letra pohon se këto hetimet janë të lidhura me proceset e dhënies së vizave për të huajt që nga viti 2013.

ekuador

Sondazh

Poll