Aktualitet

U ndalua se ishte nervoz e kishte një 'fryrje' të dyshimtë...pantallonat i kishte të mbushura me kokainë/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 marsit dhe oficerët e Policisë vunë re të riun që ecte në këmbë dhe vendosën ta kontrollojnë pasi kishin vënë re një fryrje të dyshimtë në pantallonat e tij.

18 Mars 2023, 16:46 Nga k.m.
U ndalua se ishte nervoz e kishte një 'fryrje' të
Foto ilustruese

ITALI- Nervoz dhe me një fryrje të çuditshme. Këto tipare shtynë Policinë italiane dhe më pas arrestuan 24-vjeçarin në Itali me vizë turistike. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 marsit dhe oficerët e Policisë vunë re të riun që ecte në këmbë dhe vendosën ta kontrollojnë pasi kishin vënë re një fryrje të dyshimtë në pantallonat e tij.

Dhe kishin të drejtë: në pantallonat e shkurtra ai kishte fshehur 24 gramë kokainë të ndarë në 32 mbështjellës për 118 doza. Më pas, ai u ngjit në makinë dhe u dërgua në komisariat, në të njëjtën kohë oficerë të tjerë kontrolluan dhomën e hotelit ku po qëndronte, por aty nuk gjetën asgjë.

itali

Sondazh

Poll