Aktualitet

U la më burg nga Gjykata, nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës: Kam zbatuar ligjin, në fund dhashë dorëheqjen

Ndërkohë që ka shtuar se dha dorëheqjen për shkak se nuk përballonte dot volumin e madh të punës.

18 Mars 2023, 14:58 Nga I.A
U la më burg nga Gjykata, nënkryetarja e Bashkisë së
Enkelejda Lleshi

TIRANË- Nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës Enkelejda Lleshi ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj saj. Para gjykatës Lleshi është shprehur se gjatë kohës që ishte në detyrën e nënkryetares së Bashkisë ka zbatuar ligjin. Ndërkohë që ka shtuar se dha dorëheqjen për shkak se nuk përballonte dot volumin e madh të punës.

“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Lleshi.

enkelejda lleshi

Sondazh

Poll