Art&Argëtim

Lotët e Sharon Stone, aktorja tregon: Humba gjysmën e pasurisë sime në "Silicon Valley Bank"

Stone vazhdoi duke thënë se prania e saj në mbledhjen e fondeve vjen pas vdekjes së vëllait të saj Patrick Stone në moshën 57-vjeçare nga sëmundja e zemrës.

18 Mars 2023, 16:12 Nga k.m.
Lotët e Sharon Stone, aktorja tregon: Humba gjysmën e pasurisë
Sharon Stone

SHBA- Sharon Stone bëri disa zbulime për audiencën e pranishme në ceremoninë e Fondacionit të Kërkimit për kancerin tek gratë. Aktorja zbuloi se humbi gjysmën e pasurisë së saj në kolapsin e fundit të Silicon Valley Bank.

“E di që duhet të punosh për të kuptuar se menaxhimi i parave është i vështirë. Unë jam teknikisht një idiote, por mund të të shkruaj një çek. Dhe tani e di se çfarë po ndodh. Sapo humba gjysmën e parave të mia në këtë bankë dhe kjo nuk do të thotë që nuk do të vija këtu."

Stone vazhdoi duke thënë se prania e saj në mbledhjen e fondeve vjen pas vdekjes së vëllait të saj Patrick Stone në moshën 57-vjeçare nga sëmundja e zemrës.

“Vëllai im sapo vdiq dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të isha këtu. Nuk është një kohë e lehtë për asnjërin prej nesh. Është një kohë e vështirë për të gjithë botën, por po ju them, nuk lejoj asnjë politikan të më thotë çfarë mundem dhe çfarë nuk mund të bëj. Ndaj ngrihuni. Ngrihuni dhe tregoni sa vleni. Unë ju sfidoj. Ky është guxim”.

Së fundmi, aktorja iu referua edhe periudhës që po luftonte me kancerin e gjirit, pasi zbuloi një tumor të madh në gjoks. Për fat të mirë, tumori më vonë u zbulua se ishte beninj, por aktorja duhej t'i nënshtrohej një operacioni rindërtues në 2001.

 

sharon stone

Sondazh

Poll