Aktualitet

Vrasja e Ari Papës në Greqi 2 vite më parë, arrestohet një shqiptar dhe një grek, në kërkim autori kryesor

Ajo që dinë është se i armatosuri është i ri, ndërsa motivi i ekzekutimit gjakftohtë të shqiptarit ishte trafiku i drogës, por edhe për t’i mbyllur gojën përgjithmonë pasi taksiti shqiptar ishte “spiun” i Policisë.

16 Mars 2023, 22:44 Nga k.m.
Vrasja e Ari Papës në Greqi 2 vite më parë, arrestohet
Pamje nga momenti i ngjarjes

GREQI- Një taksist shqiptar me tre mbiemra dhe katër emra të ndryshëm, me një asistent një barman grek dhe një "xhelat" me armë të importuara nga Tirana, duket se kishin shkuar për të vrarë Ari Papën, e më pas u zhdukën nga Greqia. Sipas mediave greke, mes të përfshirëve në vrasje është edhe një grek, që së bashku me taksistin shqiptar që operonte me një "Skoda Octavia" janë vendosur në prangat e Policisë. Taksisti shqiptar ishte i skeduar me tre emra, Xhulian, Ervin dhe Beniamin. Por Policia greke duket se është ende në kërkim të ekzekutorit.

Ajo që dinë është se i armatosuri është i ri, ndërsa motivi i ekzekutimit gjakftohtë të shqiptarit ishte trafiku i drogës, por edhe për t’i mbyllur gojën përgjithmonë pasi taksiti shqiptar ishte “spiun” i Policisë.

Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës. Papa i ka shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje. Ari Kosta Papa, ishte i njohur edhe me pseudonimin “Ari vogël”. Por në Shqipëri ai është fantazëm, pasi nuk rezulton të ketë fotografi, ndërsa në Greqi, Ari Papa konsiderohej person i njohur i botës së krimit. 

ari papa

Sondazh

Poll