Art&Argëtim

Ishte ulur në bar për të pirë, burri bën veprimin epik kur kupton se po bie tërmet (VD)

23 Shtator 2019, 21:10 Nga DOSJA
Ishte ulur në bar për të pirë, burri bën veprimin epik

DURRËS-  Tërmeti, i cili shkundi Shqipërinë të shtunën, shkaktoi panik tek qytetarët.

Secili sipas mënyrës së tij, u mundua të shpëtonte menjëherë kokën.

Por, pasi e keqja kaloi, disa video që qarkulluan në rrjete sociale, tashmë duken gazmore le të themi.

Një video e tillë është dërguar edhe redaksinë e JOQ Albania.

Në këtë video, duket një burrë, i cili është ulur për të pirë në një prej bareve në Nishtullë, Durrës.

Me gotën e rakisë mbi tavolinë, pasi ndjen dridhjet e tërmetit ai e merr atë dhe me gotë në dorë vrapon jashtë i alarmuar.

Me humor, djali i cili ka dërguar videon shkruan:

“Pershendetje JQO, ky shqiptar se la rakin tjerat i la nga tërmeti.”

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë të shtunën duke lënë pas më shumë se 110 persona të lëdnuar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

Marrë nga JOQ

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale durres termet i forte ne shqiperi durres termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Shtator 2019, 16:47

Masazhi me thika, trendi më i ri në Tajvan!

Tajvan – Terapia e thikave, ku praktikisht një njeri të masazhon trupin me thika në vend të duarve, duke të goditur me to në mënyrë ritmike në vendet ku je bllo...