Publikohet raporti i OKB për kokainën, qendrat e reja të trafikut në Afrikë, dominon Kolumbia, rritet konsumi në Evropë
Rritja e prodhimit ishte rezultat i një zgjerimi në kultivimin e shkurreve të kokainës, si dhe përmirësimeve në konvertimin e kokainës në kokainë pluhur. Përdorimi i kokainës krak është në trend rritës në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Francën dhe Spanjën.
EVROPË- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e ri për prodhimin global të kokainës. Pas pandemisë së COVID19 dhe bllokimeve, kërkesa ka arritur në nivele rekord, dhe se midis vitit 2021 dhe 2022, kultivimi është rritur me 35%. Qendrat e reja të trafikut janë në Afrikën Perëndimore dhe atë Qendrore.
Raporti ka zbuluar se trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të çuar drogën te konsumatorët.
Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet. Sipas OKB, tregjet në Afrikë dhe Azi janë "ende të kufizuara",por potenciali që tregu të zgjerohet atje është një realitet i rrezikshëm.
Rritja e prodhimit ishte rezultat i një zgjerimi në kultivimin e shkurreve të kokainës, si dhe përmirësimeve në konvertimin e kokainës në kokainë pluhur.
"Të dhënat sugjerojnë roli i Afrikës, veçanërisht Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, si një zonë tranziti për kokainën në rrugën e saj drejt tregjeve në Evropë është rritur ndjeshëm që nga viti 2019. Si sasia totale e sekuestruar në Afrikë dhe numri i konfiskimeve të mëdha duket se kanë arritur nivele rekord gjatë vitit 2021."
Në Mbretërinë e Bashkuar, raporti thotë se ka pasur një "rritje të konsiderueshme" të konfiskimeve të kokainës në "mënyrat e shpejta të paketave dhe postës".
Në raport thuhet po ashtu se Kolumbia ende dominon rrugët e trafikimit, megjithëse shtigjet për në Evropë kanë evoluar. Konsumi në Australi arriti kulmin në mesin e vitit 2020, ra me 50% vitin e ardhshëm dhe u rrit "mesatarisht" në muajt e fundit të 2021.
Të tjera gjetje nga raporti janë:
Grupet kriminale meksikane dhe ballkanike janë afruar më pranë qendrës së prodhimit për të fituar akses në furnizime
Përdorimi i kokainës krak është në trend rritës në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Francën dhe Spanjën.
Në Ukrainë, tregu ishte zgjeruar, por që nga pushtimi i Rusisë shkurtin e kaluar kërkesa është ndërprerë në mënyrë drastike./Dosja.al
Sondazh
INSTITUCIONET NË SITË/ Dumani tregon ku ka hyrë SPAK: Kemi proceduar penalisht 8 ish-gjyqtarë të lartë, në "lojë" kemi edhe agjentë të infiltruar
Altin Dumani, kreu i SPAK TIRANE- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Këshillin e Lart&eu...
EMRI/ Kush është i favorizuari që çoi në burg Lefter Allën, mori tenderin 3 mln euro për Ujësjellësin e Bulqizës
Lefter Alla, kryetar i Bashkise Bulqize TIRANE- Dosja ka mësuar se Aqif Konesha është personi që ka përfituar favor nga kryetari i...
VIDEO/ Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje
Bulqizë BULQIZË- Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbardhuar në Bashkinë e Bulqizës nj&eu...
Zbardhen emrat e 13 të arrestuarve në bashkinë Bulqizë
Lefter Alla TIRANE- Dosja ka mësuar se bashkë me kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, SPAK ka arrestuar edhe nënkryetaren En...
Zbardhet SKEMA/ Si e 'dogji' tenderi 3.2 miliardë lekësh kryebashkiakun Lefter Alla, mes tre kompanive, zgjodhi 'mikun'
Lefter Alla BULQIZË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sqaruar tenderin që ka ç...
Arrestimi i Lefter Allës, publikohet njoftimi i SPAK: Edhe 10 zyrtarë të tjerë në pranga, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë Enkelejda Lleshi (AKUZAT)
Lefter Alla TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar lidhur m...
"O ba, si nuk më prite", ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri i dërgon letrën nga burgu (MESAZHI)
Bashkim Tahiri dhe Saimir Tahiri TIRANE- Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet aktualisht në bur...
Arrestimi i Lefter Allës, kontrollohet shtëpia e kryebashkiakut dhe e të vëllait, 12 zyrtarë të shoqëruar
Lefter Alla BULQIZË- 12 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë janë shoqëruar në komisariat pas arrestimit të kryebashkia...
Arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër, rrahu të motrën bashkë me gruan
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Burrë e grua janë arrestuar nga Policia pasi kanë dhunuar bashkarisht një grua, e cila është...
Prangoset në sallë dëshmitari në gjyqin kundër Arbër Paplekajt, ishte në makinë me Mehmet Grecën ditën e krimit
Gjyqi dhe Pjerin Xhuvani ELBASAN- Donald Zane, një nga personat që ka dëshmuar në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ësht&eum...
