16 Mars 2023, 09:52
Nga F.M
Lefter Alla
BULQIZË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sqaruar tenderin që ka çuar pas hekurave kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 12 zyrtarë të tjerë të të njëjtës Bashki. Bëhet fjalë për tenderin 3.2 miliardë lekësh me afat 10 mujor që Alla në bashkëpunim me anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Nga hetimi rezultoi se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, që rezulton se ka lidhje shoqërore me kryetarin e Bashkisë.
Njoftimi:
Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Kjo proçedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).
lefter alla arrestohet lefter alla
Aktualitet
16 Mars 2023, 09:47
F.M
Lefter Alla
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar lidhur m...
Aktualitet
16 Mars 2023, 09:40
f.g
Bashkim Tahiri dhe Saimir Tahiri
TIRANE- Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet aktualisht në bur...
Aktualitet
16 Mars 2023, 09:22
F.M
Lefter Alla
BULQIZË- 12 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë janë shoqëruar në komisariat pas arrestimit të kryebashkia...
Aktualitet
16 Mars 2023, 09:21
F.M
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Burrë e grua janë arrestuar nga Policia pasi kanë dhunuar bashkarisht një grua, e cila është...
Aktualitet
16 Mars 2023, 09:11
F.M
Gjyqi dhe Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Donald Zane, një nga personat që ka dëshmuar në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ësht&eum...
Aktualitet
16 Mars 2023, 08:58
F.M
Shabani
GJERMANI- Autoritetet gjermane janë vënë në kërkim të një personi të identifikuar si Shabani, për t&eu...
Aktualitet
16 Mars 2023, 08:54
F.M
Çifte
VORË- Një 48-vjeçar i identifikuar si Edmond Picari është vënë në pranga pasi ka tentuar të vra...
Aktualitet
16 Mars 2023, 08:34
F.M
Naim Bahçja
SHKODËR- Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas, nënës që është burgosur vetëm ...
Aktualitet
16 Mars 2023, 08:30
F.M
Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas
SHKODËR- 25-vjeçarja Diana Bahçja thotë se nuk ka pasur asnjë dij...
Aktualitet
16 Mars 2023, 08:28
F.M
Korçë
KORÇË- Korça është zgjuar e zbardhur nga dëbora. Edhe pse pranverë, trashësia e dëbor&eu...