Aktualitet

"O ba, si nuk më prite", ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri i dërgon letrën nga burgu (MESAZHI)

I ati i Tahirit vuante prej vitesh nga leuçemia dhe vitet e fundit sëmundja i ishte përkeqësuar.

16 Mars 2023, 09:40 Nga f.g
"O ba, si nuk më prite", ndërron jetë babai i Saimir
Bashkim Tahiri dhe Saimir Tahiri

TIRANE- Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet aktualisht në burg është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë dhënë familjarët e ish-ministrit në një postim në faqen e tij, ku kanë ndarë edhe mesazhin e Tahirit për të. Ish-ministri i ka dërguar një letër nga burgu në pamundësi për të qenë krah të atit në ccastet e fundit. "O Ba, si nuk më prite",-thuhet në postim. I ati i Tahirit vuante prej vitesh nga leuçemia dhe vitet e fundit sëmundja i ishte përkeqësuar.

POSTIMI I PLOTË:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

vdes bashkim tahiri bashkim tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll