Aktualitet

Nëna e burgosur në Shkodër: Nuk isha në dijeni për gjobën, pres të lirohem sot

Bahçja tha se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja, ndërsa pohoi se nga ana shëndetësore është mirë.

16 Mars 2023, 08:30 Nga F.M
Nëna e burgosur në Shkodër: Nuk isha në dijeni për
Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas

SHKODËR- 25-vjeçarja Diana Bahçja thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me gjobën që i është vendosur nga Gjykata, gjë që iu konvertua në burg dhe e ndau nga djali i saj vetëm 8 ditësh.  Në një lidhje telefonike nga burgu në “Good morning Albanians” në Euronews Albania, Bahçja tha se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja, ndërsa pohoi se nga ana shëndetësore është mirë.

“Nuk e di, unë pres të lirohem që sot, po tani se di. Nuk kam qenë në dijeni fare për asnjë lloj gjëje, as për gjobë, as për burgim, për asgjë. Fillimisht më morën për një deklaratë, më pas më komunikuan dënimin me burg,” – u shpreh 25-vjeçarja.

Çfarë ka ndodhur? 

Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër./Dosja.al

naim bahcja diana bahcja rasti i diana bahcjas

Sondazh

Poll