Aktualitet

'Quhet Merkel'/ Policia gjen të vetme 4-vjeçaren te Liqeni Artificial, nëna paraqitet në Polici

Merkel ishte veshur me një kostum rozë dhe me një jelek të bardhë sipër.

15 Mars 2023, 19:41 Nga A.B
'Quhet Merkel'/ Policia gjen të vetme 4-vjeçaren te Liqeni
Vajza

TIRANË- Një vajzë 4-vjeçare e quajtur Merkel është gjetur e vetme ditën e sotme në zonën e Liqenit Artificial. Policia e shtetit ndau një foto të vogëlushes, e cila kishte veshur me një kostum rozë dhe me një jelek të bardhë sipër. Pas bërjes publike të fotos, nëna e vogëlushes u paraqit në Polici për ta marrë të vogëlën. 

'Quhet Merkel'/ Policia gjen të vetme 4-vjeçaren te Liqeni

'Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.'-njoftoi Policia.

Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.

merkel vajza e humbur ne tirane

Sondazh

Poll