15 Mars 2023, 13:24
Nga F.M
Prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Selami Durakut dhe familjarëve të tij. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria sqaron se ka kërkuar sekuestron e dy apartamenteve dhe dy garazheve. Sipas Prokurorisë, dyshohet se Duraku ka arritur t’i ketë këto pasuri përmes të të ardhurave që ka siguruar nga shitja e trafikimi i drogës në Mbretërinë e Bardhkuar. Duraku ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire në Angli dhe është akuzuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".
Pasuritë për të cilat Prokuroria kërkon skuestro:
- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.
- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.
- Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.
- Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.
Njoftimi:
Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit S.D. dhe familjarëve të tij, dyshime se janë siguruar nga veprimtaria kriminale në Angli
Prokuroria Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit S.D., dhe familarëve të tij. Pasuritë nuk justifikohen nga burime të ardhurash të ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtetasi S.D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".
Ndërsa shtetasi V. D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale të "Mashtrimit, përfshirë dhe falsifikim dokumentesh"
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve V.D. dhe S.D., dhe familjarëve të tyre, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale që ata kanë zhvilluar në Angli.
Pasuria zotërohet nga prindërit e shtetasve të sipërpërmendur si subjekt të ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara.
Në mbështetje të neneve 3, 4, 12, 21,24 dhe në vijim të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë",
PROKURORIA KËRKON:
Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit, të pasurive në pronësi të shtetasve R.D., e Gj.D., si më poshtë:
- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.
- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.
- Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.
- Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.
prokuroria e tiranes selami duraku
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:01
f.g
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha kanë apeluar në Gjykatën e Pos...
Aktualitet
15 Mars 2023, 12:41
I.A
Altin Morina
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e efektivit të RENEA-së Altin Morina, që u arr...
Aktualitet
15 Mars 2023, 12:26
F.M
Prindërit e Hasime Dafkut
TIRANË- Prindërit e Hasime Dafkut kanë thyer heshtjen dy javë pas vrasjes së vajzës s&eum...
Aktualitet
15 Mars 2023, 12:18
I.A
Policia Italiane
ITALI- Një sherr i ndodhur mbrëmë mes shqiptarëve në San Bonico ka degjeneruar dhe një burrë ka pë...
Aktualitet
15 Mars 2023, 12:08
f.g
I shoqi i Dianes, Naimi
TIRANE- Diana Bahçja është një nga rastet më flagrante që tregon shumë qartë si funksiono...
Aktualitet
15 Mars 2023, 11:52
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Diana Bahçja do të duhet të ishte pranë fëmijës së saj të porsalindur por ndodhet në...
Aktualitet
15 Mars 2023, 11:47
F.M
Ryan Gellert
TEPELENË- Ryan Gellert, CEO i Patagonia, shoqatë me të cilën Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Memorandum...
Aktualitet
15 Mars 2023, 11:45
F.M
Olsi Dado
TIRANË- Olsi Dado i është shtuar trupës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t...
Aktualitet
15 Mars 2023, 10:58
f.g
Fatjon Murati
TIRANE- Edhe pse do të duhet të ishte në arrest shtëpie, Faton Murati ka mundur të lëvizë lirshëm jas...
Aktualitet
15 Mars 2023, 10:10
f.g
Altin Morina
TIRANE- Altin Morina, shefi i Trajnimeve në repartin më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, RE...