Aktualitet

Agravon sherri mes shqiptarëve në Itali, njëri përfundon me vesh të prerë në spital

Për arsye që ende nuk dihen, dy shqiptarë kanë pasur një mosmarrëveshje që ka agravuar në dhunë.

15 Mars 2023, 12:18 Nga I.A
Agravon sherri mes shqiptarëve në Itali, njëri përfundon me
Policia Italiane

ITALI- Një sherr i ndodhur mbrëmë mes shqiptarëve në San Bonico ka degjeneruar dhe një burrë ka përfunduar në spital me vesh të këputur. Për arsye që ende nuk dihen, dy shqiptarë kanë pasur një mosmarrëveshje që ka agravuar në dhunë. Në këto momente njërit prej dy personave që i është prerë veshi.

I plagosuri është transportuar në spital nga ekipet e shpëtimit dhe gjendja e tij është stabël. Policia e alarmuar nga qytetarët ka ndërhyrë në vend dhe personi tjetër është arrestuar. Hetimet vijojnë të hedhin dritë mbi konturet e historisë.

sherr mes shqiptareve ne itali

Sondazh

Poll