Aktualitet

CEO i 'Patagonias': Vjosa duhet mbrojtur me çdo kush, shkatërrimi i natyrës nuk duhet të jetë çmimi për zhvillimin

Gellert vuri theksin tek mbrojtja e mjedisit.

15 Mars 2023, 11:47 Nga F.M
CEO i 'Patagonias': Vjosa duhet mbrojtur me çdo kush,
Ryan Gellert

TEPELENË- Ryan Gellert, CEO i Patagonia, shoqatë me të cilën Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me organizatën amerikane “Patagonia” me qëllim rritjen e shkallës së mbrojtjes së lumit të Vjosës, foli gjatë prezantimit të Vjosës si Park Kombëtar. Në fjalën e tij, Gellert vuri theksin tek mbrojtja e mjedisit. Ai tha se është shumë dakort që vendi duhet të zhvillohet, por jo duke pasur si kosto shkatërrimin e mjedisit. 

Pjesë nga fjala e Gellert:

Ky është një moment domethënës për konservimin global. Ajo që vërtetohet sot është se shkatërrimi i natyrës nuk duhet të jetë çmimi për zhvillimin. Njerëzisht shpesh pyesin se ca ka një shoqatë nga Kalifornia për mbrojtjen e një lumi këtu. E kemi nisur me një aktivist vite më parë që donte të mbronte një lum afër firmës sonë dhe sot ja ku jemi, përdorëm çdo mjet dhe instrument për të mbrojtur botën natyrore. Natën e parë që ndenja në Shqipëri fjeta nën yje në brigjet e Vjosës. Ky është një vend aq i bukur sa asnjë vend tjetër në botë dhe Vjosa degët dhe gjithë ky ekosistem është i rëndësishëm për t’u mbrojtur. Duhet mbrojtur me çdo kusht. 

ryan gellert vjosa park kombetar

Sondazh

Poll