Aktualitet

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Kurmetaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

15 Mars 2023, 09:56 Nga F.M
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet
Policia, Shkodër

SHKODËR- Brisel Kurtmetaj, 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është vënë në pranga pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Kurtmetaj ka tentuar të vrasë një person në vitin 2020, pas një konflikti me një këmbësor, të cilin e plagosi. Kurmetaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi:

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

brisel kurtmetaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2023, 08:09 F.M

15 vite nga tragjedia e Gërdecit

Gërdec TIRANË- Dita e sotme, 15 marsi i vitit 2023 shënon plot 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit ...

Aktualitet 14 Mars 2023, 23:07 k.m.

Anna Shkreli: Si u njoha me Belindin

Anna Shkreli TIRANË- Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, në një rrëfim n&...