Aktualitet

Shpërthen automjeti në Laç, dërgohet në spital 42-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sanxhak të Laçit, ku mjeti ka shpërthyer në flakë, dyshohet nga rrjedhja e gazit.

14 Mars 2023, 19:39 Nga k.m.
Shpërthen automjeti në Laç, dërgohet në spital
Foto ilustruese

LAÇ-Një 42-vjeçar është sjellë me urgjencë në spitalin e djegieve në Tiranë, pasi i shpërtheu makina. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sanxhak të Laçit, ku mjeti ka shpërthyer në flakë, dyshohet nga rrjedhja e gazit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që nuk dihen detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarit. 

lac shperthen makina ne lac

Sondazh

Poll