Aktualitet

ME FOTO- Qindra mijra euro...me qese supermarketi! Si u kap efektivi i RENEA në Tiranë, qarkullonte me mjet luksoz

Paratë me prerje euro, shqiptare por edhe paund, i kishte futur të gjitha në një qese supermarketi, duke e vendosur në sendilje të parë.

14 Mars 2023, 16:59 Nga k.m.
ME FOTO- Qindra mijra euro...me qese supermarketi! Si u kap efektivi i RENEA
Pamje nga aksioni

TIRANË- Dalin pamjet e para nga aksioni i koduar "Shqiponja". Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Altin Morina, 43-vjeç, me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip "Audi", të cilat as nuk ishte munduar që t'i fshihte. Paratë me prerje euro, shqiptare por edhe paund, i kishte futur të gjitha në një qese supermarketi, duke e vendosur në sendilje të parë.

Paraprakisht dyshohet se paratë ishin produkt i shitjes së lëndëve narkotike, por nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera. Kjo pasi dyshohet gjithashtu që në mjet me të ka qenë edhe një person i dyshimtë, që mendohet se ka pasur lidhje në masakrën e Don Boskos, e cila ndodhi pak ditë më parë. 

operacioni shqiponja arrestohet altin morina

Sondazh

Poll