Aktualitet

DETAJE/ U kap me mbi 100 mijë € në mjet, efektivi i RENEA-s shiste "mall", merrte euro dhe paund

Nga aksioni i zhvilluar sot, policia gjeti në mjetin e tij 113 mijë euro. 

14 Mars 2023, 17:50 Nga a.l
DETAJE/ U kap me mbi 100 mijë € në mjet, efektivi i RENEA-s
Eurot e gjetura në makinën e efektivit Altin Morina

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksionin "Shqiponja", i zhvilluar mesditën e sotme, ku në pranga përfundoi shefi i forcave RENEA, Altin Morina. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Morina bënte shkëmbim të lëndëve narkotike kundrejt pagesës, gjë që shpjegon edhe shumën e parave që janë gjetur në mjetin e tij luksoz, tip "Audi".

Nga aksioni i zhvilluar sot, policia gjeti në mjetin e tij 113 mijë euro. Ai u kap në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Edhe pse paraprakisht dyshohet se ka lidhje me masakrën e Don Boskos.

altin morina

Sondazh

Poll