Aktualitet

U kap me 8 kg kokainë të fshehura në kasafortë/ Arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen 60 mijë euro

Pas kontrolleve në banesën e tij policia ka gjetur të fshehura në një kasafortë 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

14 Mars 2023, 15:49 Nga a.l
U kap me 8 kg kokainë të fshehura në kasafortë/ Arrestohet
Policia italiane

ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane. Mediat vendase raportojnë se shqiptari u ndalua në vendin e quajtur Castellanza gjatë një shërbimi kontrolli në kuadër të aktiviteteve kundër trafikut të drogës.  Pas kontrolleve në banesën e tij policia ka gjetur të fshehura në një kasafortë 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

49-vjeçari u kap nga policia në banesën e tij teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese prej pëlhure, brenda të cilit kishte një mbështjellës me 500 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Kontrolli më pas në gjithë shtëpinë ka zbuluar e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur në vende të ndryshme të shtëpisë. Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, e cila iu nënshtrua sekuestrimit. 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll