Bota

Darka e Macron me Orban - në tryezë 'diskutime' për Ukrainën, krizën energjetike dhe refugjatët

Siç raportojnë burime diplomatike franceze, gjatë darkës do të diskutohet për çështjen e Ukrainës, krizën energjetike, çështjen e refugjatëve si dhe çështjen e respektimit të shtetit ligjor në Hungari.

13 Mars 2023, 22:07 Nga k.m.
Darka e Macron me Orban - në tryezë 'diskutime' për
Viktor Orban dhe Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron do të shtrojë një darkë pune në Paris sonte për kryeministrin hungarez Viktor Orban. Siç raportojnë burime diplomatike franceze, gjatë darkës do të diskutohet për çështjen e Ukrainës, krizën energjetike, çështjen e refugjatëve si dhe çështjen e respektimit të shtetit ligjor në Hungari.

Gjithashtu do të diskutohet edhe çështja e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Hungaria është i vetmi vend i BE-së që nuk ka ratifikuar ende marrëveshjet e anëtarësimit të dy shteteve nordike në Aleancën Atlantike.

viktor orban emmanuel macron

Sondazh

Poll