Bota

Horror në Kretë/ E moshuara tenton vetëvrasjen, i vë flakën shtëpisë, burri në gjendje të rëndë për jetën, Policia e arreston

Policia në fillim dyshoi se bëhej fjalë për një ngjare aksidentale, por pas hetimeve rezultoi se shtëpia ishte spërkatur gjithandej me alkool, e më pas i ishte vënë flaka.

13 Mars 2023, 20:50 Nga A.B
Horror në Kretë/ E moshuara tenton vetëvrasjen, i vë
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje horror ka ndodhur ditën e sotme në Kretë të Greqisë. Një e moshuar i ka vënë flakën me dashje banesës, me qëllim që ajo dhe burri i saj të humbnin jetën. Burri është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa ajo jashtë rrezikut për jetën.

Policia në fillim dyshoi se bëhej fjalë për një ngjare aksidentale, por pas hetimeve rezultoi se shtëpia ishte spërkatur gjithandej me alkool, e më pas i ishte vënë flaka.

Tashmë e moshuara përballet me akuzën e vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë.

Burimi: Protothema.gr

greqi

Sondazh

Poll