Bota

Ambasadori britanik në Kosovë: Qeveria po kërkon plan kohor për zbatimin e marrëveshjes

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po kërkon ta arrijë një plan të të arsyeshëm kohor për implementimin e marrëveshjes me Serbinë.

13 Mars 2023, 21:26 Nga I.A
Ambasadori britanik në Kosovë: Qeveria po kërkon plan kohor
Nicholas Abott

KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott ka bërë të ditur se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po kërkon ta arrijë një plan të të arsyeshëm kohor për implementimin e marrëveshjes me Serbinë. Abott ka shkruar se e mirëpret këtë gjë dhe po ashtu mirëpret mbështetjen të disa partive opozitare.

“Qeveria po kërkon të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe unë e mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për ta arritur një marrëveshje dhe zbatimin e saj si dhe për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po. Kjo është një javë e rëndësishme për Kosovë. Një hap real drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike”, ka shkruar Abott.

nicholas abott dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll