Art&Argëtim

Shakira flet sërish për ndarjen nga Pique: Kam duruar një mal me m…

E publikuar në janar, "BZRP Music Session #53" është e mbushur me referenca për ndarjen e saj nga i dashuri i saj, Gerard Piqué. Shakira foli për ndarjen e dhimbshme që frymëzoi këngën gjatë intervistës së saj me Fallon.

12 Mars 2023, 18:50 Nga k.m.
Shakira flet sërish për ndarjen nga Pique: Kam duruar një mal me
Shakira

SHBA- Shakira performoi mega-hitin e saj të ndarjes, "BZRP Music Session #53", live për herë të parë të premten mbrëma. Këngëtarja 46-vjeçare, e cila bashkëpunoi në këngën e rekordit botëror Guinness me Bizarrap, në "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon". E publikuar në janar, "BZRP Music Session #53" është e mbushur me referenca për ndarjen e saj nga i dashuri i saj, Gerard Piqué. Shakira foli për ndarjen e dhimbshme që frymëzoi këngën gjatë intervistës së saj me Fallon.

“Kam kaluar një vit shumë të vështirë pas ndarjes sime dhe shkrimi i kësaj kënge ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Ka qenë një mënyrë e shëndetshme për të kanalizuar emocionet e mia. Dhe ndjej se pasi publikuam këtë këngë, ndjeva vërtet se nuk kam as fansa, por motra dhe gra, që kanë kaluar të njëjtat gjëra që kam kaluar unë, që mendojnë ashtu siç mendoj unë, që ndihen ashtu siç ndihem unë, të cilat duhet të durojnë kaq shumë telashe,"-tha ajo.

Me publikimin e "BZRP Music Session #53", Shakira ka thyer tani 14 Rekorde Botërore Guinness. Shakira dhe Bizarrap festuan arritjen e tyre në prapaskenë në "The Tonight Show", ku iu dorëzuan certifikatat e tyre përpara performancës së tyre.

Gjatë paraqitjes së saj, Shakira ndau historinë e këngës, duke zbuluar se djali i saj Milan i kërkoi asaj të bashkëpunonte me Bizarrap. Ajo shtoi se Milan, për të cilin vuri në dukje se ishte muzikant.

"Ai është një fans i madh i Bizarrap. Dhe ai më tha: "Mami, duhet të bashkëpunosh me Bizarrapin. Duhet të bwsh në një këngë me Bizarrap sepse do të jesh numri 1". Dhe ai i dërgoi një mesazh zanor menaxherit tim, Jaime. Ai tha: "Jaime, duhet të bashkosh nënën time me Bizarrapin në një këngë, sepse ata do të jenë nr. 1." Dhe kishte të drejtë”.

Krijuesja e hitit dhe ish-futbollisti Gerald Pique, të cilët kanë 2 djem bashkë- Milan, 10, dhe Sasha, 8, zbuluan se i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare në qershor mes akuzave që Pique e kishte tradhtuar Shakirën me të dashurën e tij aktuale Clara Chia Marti, 23 vjeç.

shakira

Sondazh

Poll