Aktualitet

EMRI/ Vidhte së bashku me djalin e tij të mitur, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

Po ashtu është proceduar penalisht dhe Haxhi Dervishi, pasi kishte shitur sendet dhe objektet që Çela kishte marrë në banesat e vjedhura.  

12 Mars 2023, 12:26 Nga I.A
EMRI/ Vidhte së bashku me djalin e tij të mitur, arrestohet
Vjedhje

VLORË- Një 52-vjeçar është arrestuar pasi së bashku me djalin e tij të mitur kryenin vjedhje në banesa të ndryshme. Mësohet se në pranga ka rënë Tahir Çela ndërkohë që djali i tij 14-vjeçar është proceduar penalisht. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Haxhi Dervishi, pasi kishte shitur sendet dhe objektet që Çela kishte marrë në banesat e vjedhura.  

Njoftimi i Policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes, në banesa të ndryshme, në fshatin Nartë. Finalizohet pas një hetimi disa javor operacioni policor i koduar “Storm 3”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë. Në kuadër të operacionit është vënë në pranga një shtetas dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë, të cilët vepronin në formën e grupit për realizimin e vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 3”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: – T.Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për djalin 14-vjeçar të shtetasit Tahir Çela, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin H. D., banues në Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. Ç. dhe djali i tij i mitur, përgjatë periudhës tetor 2022 deri në 11 mars 2023, në fshatin Nartë kanë kryer 14 vjedhje banesash, gjatë të cilave kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera. Këta shtetas sendet e vjedhura i grumbullonin në shtëpinë e shtetasit H. D, për ti shitur me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tahir Çela haxhi dervishi

Sondazh

Poll