11 Mars 2023, 22:48
Nga F.M
Fëmijë
BRITANI E MADHE- Qeveria britanike pritet që të ndalojë dhe deportojë edhe fëmijët refugjatë sipas projekt-ligjit të ri. Mediat britanike shkruajnë se plani i Rishi Sunak për të reduktuar kalimet me varka të vogla do të përfshijë edhe fëmijët. Madje do të lejojë dëbimin e tyre të nëse konsiderohet se është i sigurt në vendin e tyre të origjinës.
“Zoti e di se çfarë ndodh rreth mbrojtjes dhe aksesit në trajtim mjekësor. A mund të largohen fëmijët nga vendi pa pëlqimin e prindërve apo familjes? Mendoj se këto shqetësime do të fillojnë të shfaqen në ditët dhe javët në vijim,”- tha ish-sekretarja e brendshme, Priti Patel.
Planet e qeverisë britanike u cilësuan tronditëse nga disa deputetë, ndërkohë që tashmë po hartohen përpjekjet për të ndryshuar projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve nga paraburgimi.
“Ligji për Migracionin Ilegal do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit që vijnë në Britani ilegalisht të mund të ndalohen dhe më pas të kthehen në një vend të tretë të sigurt ose në vendin e tyre të origjinës. Fëmijët e pashoqëruar do të largohen vetëm në rrethana shumë të kufizuara përpara se të arrijnë moshën madhore dhe më pas vetëm në një vend të sigurt, si p.sh. për qëllime të bashkimit familjar ose në vendin e tyre të origjinës. Të gjitha vendimet do të merren rast pas rasti,”- tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme.
Prej ditësh bëhet thirrje nga Qeveria e Britanisë së Madhe e cila ka paralajmëruar grupet e trafikantëve që kalojnë emigrantë të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit. Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak dhe Suella Braverman kanë paralajmëruar se do të fusin në fuqi projektligjin e ri që synon të lërë jashtë shqyrtimit të gjitha format e kërkesave për azil që janë bërë nga ata emigrantë që futen në vend përmes gomoneve.
Rishi Sunak dhe Braverman do të udhëtojnë për në Paris të premten për të folur rreth krizës së emigrantëve. Gjatë muajve të fundit, ai ka qenë në bisedime intensive me Sektorin e Brendshëm dhe një rreth të vogël, të besuar të brendshëm të ministrave dhe këshilltarëve për të përpiluar një plan. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë.
Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.
Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat 'tufë' dhe 'pushtim', i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve.
shqiptaret ne angli rishi sunak
Aktualitet
11 Mars 2023, 22:22
Frontex
TIRANË- Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten më aktivet për kalimin emigrantëve të parregul...
Aktualitet
11 Mars 2023, 22:18
F.M
Proteste
MILOT- Banorët e Milotit kanë dalë në protestë pasi shprehen se në territorin e tyre nuk po bëhet asnjë in...
Aktualitet
11 Mars 2023, 21:53
F.M
Artan Coku
MALTË- Artan Coku, 30 vjeç është dënuar me katër vjet burg muajin e kaluar pasi pranoi se kishte marrë pjes...
Aktualitet
11 Mars 2023, 21:16
F.M
Policia rrugore
TIRANË- Sigurinë e territorit dhe atë publike, kryeministri Edi Rama ua besoi pajisjeve inteligjente kur nga Kuvendi i Shqip...
Aktualitet
11 Mars 2023, 20:50
F.M
Mira Murati
TIRANË- Të gjithë po flasin për ChatGPT, të zhvilluar nga OpenAI. Ky është një aplikacion kaq i mr...
Aktualitet
11 Mars 2023, 20:48
F.M
Rrugët
KUKËS- Rrugët nacionale dhe rurale janë duke uajtur pasojat e reshjeve të shiut gjatë natës dhe ditës së...
Aktualitet
11 Mars 2023, 20:31
F.M
Euro
TIRANË- Një 20-vjeçar është vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës për falsifikim të parave që...
Aktualitet
11 Mars 2023, 20:25
Linda Karçanaj
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t Linda Karçanaj, informoi sot mbi transformimin digjital në Kadastr...
Aktualitet
11 Mars 2023, 19:39
F.M
Policia
BERAT- Arben Kanaçi, 40-vjeç, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje t&eum...
Aktualitet
11 Mars 2023, 19:10
F.M
DEA
TIRANË- Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA), një agjenci federale e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara ...