Aktualitet

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Do marrim akte ekstreme

Gjatë protestës së sotme, banorët kanë deklaruar se nëse nuk merren masa për këtë problem të tyre ata do të kalojnë në akte ekstreme. 

12 Mars 2023, 11:09 Nga I.A

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë si çdo të djelë për të kundërshtuar shpronësimet që po u bëhen për pronat e tyre. Gjatë protestës së sotme, banorët kanë deklaruar se nëse nuk merren masa për këtë problem të tyre ata do të kalojnë në akte ekstreme. Po ashtu ata kanë theksuar se prej 165 ditësh po flenë me ankth dhe stres për shkak të situatën që është krijuar. 

“Shteti nuk po i jep zgjidhje halleve ton. Vlera e pronës nuk është e përcaktuar vetëm thonë duhet zbatuar vendimi i mëparshëm. Firma është afruar të negociojë dhe nën shumë presion ka vendosur të bëjë mbikalime dhe nënkalime, sipas terrenit. E vetmja zgjidhje që nuk po arrijmë është vlera e pronës. Tre kërkesat tona ishin vlera e pronës, vlera e banesave dhe nënkalimet e mbikalimet. Preken rreth 30 hektarë tokë, ndërkohë që këto banorë më këto toka mbajnë familjet e shkollojnë fëmijët. 165 ditë që flemë me ankth e stres. Do nisim aktet ekstreme, nëse nuk i jepet shpejt zgjidhje këtij problemi”, thanë banorët.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll