Politike

KQZ s'e regjistroi, Alibeaj ankimon vendimin në KAS

KQZ tha sot se afati për regjistrimin e PD-së skadon në mesnatë.

11 Mars 2023, 17:03 Nga F.M
KQZ s'e regjistroi, Alibeaj ankimon vendimin në KAS
Deputeti Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve. Në shkresën e dorëzuar, kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor të PD-së. 

KQZ tha sot se afati për regjistrimin e PD-së skadon në mesnatë. Kryekomisioneri i dha 48 orë PD-së së përfaqësuar nga Alibeaj që të dorëzonte të tjera dokumente, por deputeti kundërshtoi duke shtuar se gjithçka që kanë dërguar është e plotë, pasi largimi i ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, është një fakt publik. 

KQZ s'e regjistroi, Alibeaj ankimon vendimin në KAS
Ankimimi

enkelejd alibeaj komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll