Politike

'Kur ta shtypin tastierën ta dinë mirë...'/ S'përmbahet Lame, kërkon presion mbi punonjësit e Kadastrës: Duhet ta ndjejnë syrin e Ramës

Lame falënderoi Ramën për reformën e pronës duke theksuar se falë tij u bë i mundur një proces që asnjë qeveri tjetër nuk do e merrte përsipër.

11 Mars 2023, 13:11 Nga A.B
'Kur ta shtypin tastierën ta dinë mirë...'/
Artan Lame

TIRANË- Ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame këshillon puntorët e institucionit që drejtonte që të kenë kujdes e të ruhen nga sytë e drejtuesve. Gjatë prezantimit të Dallëndyshe Bicit në krye të 'Kadastrës', Lame falënderoi Ramën për reformën e pronës duke theksuar se falë tij u bë i mundur një proces që asnjë qeveri tjetër nuk do e merrte përsipër.

"Para disa kohësh thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, se ka hyrë në rutinën e saj. Më dha trishtim se jemi mësuar të jemi në gjëra që kanë ritëm të shpejtë, kam filluar të mos e ndjej më veten në këtë lloj gjëje. Ishte një dilemë e imja, dyzim i vjetër, ka disa muaj që më breng. Do thoja me gjithë probleemet, 250 mijë legalizime dhe 1 milionë e 300 mijë shërbime të dhëna çdo vit. Të tjerat janë fjalë. E them ballëhapur, përtej kontributit, kjo reformë nuk do ishte ndërmarrë kurrë pa Edi Ramën, asnjë qeveri tjetër nuk do t'i kishte hyrë si ai. Unë nuk e kam vuajtur prezencën e tij, impostimin e tij në vendimarrjet e mia. Kam dëgjuar, më kanë dëgjuar edhe kemi debatuar, kur gjërat janë vendosur kam qënë i lirë në vendimarrjet e mia. E falenderoj se nuk kam gjetur një situatë kaq komode. Kam qënë i lirë në këtë pikëpamje, por kjo misinterferencë e Ramës ka pasur një të keqe të vogël, sot mund ta kritikoj kryeministrin se nuk më heq nga detyra... e keqja ka qënë se besimi i tij total, një pjesë e stafeve të mos ndjejë se ka një sy nga lart, janë ndjerë si të pavarur e jo si një pjesë e tërë. I kërkoj që drejtori i ri ta ndjejë këtë sy, e jo vetëm ai por edhe stafet. Çdo njeri duhet ta ndjejë syrin e kryeministrit, kur ta shtypë një tast ta dredhë mirë gishtin që ta dijë se çfarë ka pas."-tha Lame.

artan lame

Sondazh

Poll