Politike

Regjistrimi i PD në zgjedhje, Sefa-Celibashit: Merr vendim tani, mos bëj deklarata politike

I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.

11 Mars 2023, 14:39 Nga A.B
Regjistrimi i PD në zgjedhje, Sefa-Celibashit: Merr vendim tani, mos
Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së në KQZ i bëri thirrje kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit që ta marrë vendimin sot, sepse s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument. Përballë gazetarëve, ai i quajti deklaratat e Celibashit si politike. 

I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.

“PD nuk depoziton asnjë dokument shtesë, ajo që kemi depozituar është e plotë dhe e ligjshme. Komsioneri ka detyrë të marrë një vendim sa më shpejt dhe nuk ka kohë për të humbur. Lojërat politike dhe argumentat e ngritura nga ai nuk mund  të ngrihen në këtë godinë. Kush ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të mos presë orën 12 të natës port ë japë vendimin tani, ne do presim këtu. I bëjmë thirrje të marrë vendimin tani.

Deklarata firmoset në cilësinë e kryetarit, jo cilësi individuale. Kjo është e përcaktuar dhe në komisionin rregullator. Nuk mundet si individ të merret një përgjegjësi për këtë deklaratë. Ne do ndjekim vetëm rrugët ligjore për çdo veprim”, tha ai.

indrit sefa

Sondazh

Poll