Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë/ SPAK sekuestron bazën detare të Sarandës, pritet të dëshmojë edhe Xhaçka
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në...
Gjatë kontrolleve u gjetën 25 krerë bagëti të ngarkuara në dy kamionë.
SARANDË- Pesë persona janë arrestuar në Sarandë pasi dyshohen se kanë vjedhur disa bagëti në Greqi. Gjatë kontrolleve u gjetën 25 krerë bagëti të ngarkuara në dy kamionë. Arben Husi, 50-vjeç, Kreshnik Likaj, 37-vjeç, Venetik Dylmishi, u arrestuan nga policia, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur aktivitetin e këtyre personave, tashmë të arrestuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kontrabandonin bagëti të trasha, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 2 kamionë me të cilët transportoheshin 25 krerë bagëti të dyshuara të vjedhura në Greqi, si dhe 5 aparate celulare. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, mbështetur dhe në inteligjencën informative, se në Konispol po bëhej tregtimi i disa bagëtive të trasha të kontrabanduara, kanë organizuar punën dhe kanë goditur këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informale”.
Si rezultat u vunë në pranga shtetasit:
A. H., 50 vjeç, banues në Konispol, K. L., 32 vjeç, banues në Fier dhe V. D., 37 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim; A. Sh., 55 vjeç, me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, dhe J. H., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nepërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në...
Foto ilustruese DIVJAKË- Ditën e sotme është gjetur një trup i dekompozuar në fshatin Korie, Divjakë. Policia informon s...
Ambulance TIRANË- Dy vëllezër janë plagosur ditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nj&eu...
Policia FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi ky i fundit është kapur në flagrancë duke shitur disa doza ...
Policia ITALI- Dy vëllezër shqiptar kanë përfunduar në pranga. Karabinierët e Monzas sekuestruan 16 kg kokainë, 800 gram...
Policia TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën "Naci Nuci". Njw 40-vjeçare, me inicialet ...
Shtepia TIRANË- Katër muaj pas zbulimit të laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, janë mësuar detaje t&eu...
Makina KRUJË- Një ditë pas shpërthimit me tritol në banesën e Skënder Likës, gjendet mjeti i autorëve. Raporto...
Radhe TIRANË- Radhë të gjata në Kapshticë. Prej dy orësh, dogana greke nuk është duke funksionuar, duke krijuar ten...
Banesa KURBIN-Një ditë pas shpërthimit me tritol në fshatin Sanxhak, 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje ...