Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Skënder Likës, gjendet e djegur makina e autorëve
Makina KRUJË- Një ditë pas shpërthimit me tritol në banesën e Skënder Likës, gjendet mjeti i autorëve. Raporto...
Çervanakët konstatuan lëvizjet e dyshimta, dhe në një moment është hapur zjarr me armë në drejtim të agjentëve për shkak se kanë dyshuar se janë në rrezik. Pas 15 minutash është vendosur të ndërhyhej për shkak se drejtuesit e operacionit kanë arsyetuar se në të kundërt mund të rrezikohej jeta e agjentëve apo operacioni të dështonte.
TIRANË- Katër muaj pas zbulimit të laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, janë mësuar detaje të reja.
Gjatë operacionit ku u kap 485 kg kokainë raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Gjatë kohës që agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ato të Policisë së Shtetit në koordinim me SPAK dhe DEA-n amerikane, ndodheshin në terren duke survejuar perimetrin dhe gjurmuar përgjegjësit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Prej kohësh para se të bëhej ndërhyrja, agjentët civilë ishin zhvendosur në terren, “i vështirë për ta, për shkak se bëhej fjalë për një zonë rurale ku gjithkush njihej, dhe banorët apo vetë personat që merreshin me aktivitetin kriminal, mund të krijonin dyshime”.
Çervanakët konstatuan lëvizjet e dyshimta, dhe në një moment është hapur zjarr me armë në drejtim të agjentëve për shkak se kanë dyshuar se janë në rrezik. Pas 15 minutash është vendosur të ndërhyhej për shkak se drejtuesit e operacionit kanë arsyetuar se në të kundërt mund të rrezikohej jeta e agjentëve apo operacioni të dështonte.
Disa prej tyre u kapën në flagrancë, ndërsa disa persona të tjerë arritën të largoheshin, mes tyre, kimisti kolumbian Zamir Rodriguez. Atij iu bë sinjalizim të ndalonte nga Policia Rrugore, me argument kontroll rutinë pranë qytetit të Lushnjes, por ai nuk është bindur, duke u larguar me shpejtësi. Më pas, për herë të fundit është lokalizuar në zonën e Vorës, dhe pasi është futur pranë në një zonë rurale pranë lumit të Gjolës, ka humbur çdo kontakt pamor.
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë përgjigje nga dy letër-porositë që janë nisur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me operacionin e Frakullit. Letër-porositë janë nisur drejt Malit të Zi dhe Kolumbisë, teksa nga kjo e fundit edhe ishte nisur ngarkesa me plehra kimik, brenda të cilës ishte fshehur edhe kokaina.
Përveç Viktor Çervanakut, bashkë me të në pranga përfundoi edhe i vëllai Zeneli, djali i tij Denilsoni dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati. Gjithashtu u arrestuan edhe Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi e Marildo Rona. Disa nga këta të fundit u kapën në Tiranë, në tentativë për të kryer një ekzekutim./Dosja.al
Makina KRUJË- Një ditë pas shpërthimit me tritol në banesën e Skënder Likës, gjendet mjeti i autorëve. Raporto...
Radhe TIRANË- Radhë të gjata në Kapshticë. Prej dy orësh, dogana greke nuk është duke funksionuar, duke krijuar ten...
Banesa KURBIN-Një ditë pas shpërthimit me tritol në fshatin Sanxhak, 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje ...
Policia KORÇË- Policia ka vënë në pranga Ilia Vreton, personin i cili përplasi një ditë më parë me maki...
Policia TIRANË- Dalin të tjera detaje për lokalin, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri. Lokali është në pron...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë të shtënat...
Moti TIRANË- Ardhja e masave ajrore veriperëndimore drejt territorit shqiptar do të diktoje mot të vranët dhe të freskët...
Policia TIRANË-Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtim të një lokali në K...
Aksidenti në Sarandë SARANDË- Tjetër aksident në vend. Këtë herë, një mjet luksoz tip Mercedes-Benz E Class ka...
Aksidenti tragjik në Tiranë TIRANË- Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në vetëm 24 orë si pasojë e a...