Aktualitet

Të shtënat me armë në Kamëz, pronari e kishte dhënë lokalin me qira, dy pistat e hetimit

Paraprakisht po hetohet tek ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit ose qiraxhiut. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. 

11 Mars 2023, 08:59 Nga A.B
Të shtënat me armë në Kamëz, pronari e kishte
Policia

TIRANË- Dalin të tjera detaje për lokalin, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri. Lokali është në pronësi të Astrit Lami i cili ia ka dhënë me qira tek një person tjetër dhe nuk rezulton me precedent penal. Paraprakisht po hetohet tek ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit ose qiraxhiut. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. 

Si pistë tjetër ku po hetohet është dyshimi i fortë se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në bulevardin “Donald Trump”.

te shtena me arme ne kamez

Sondazh

Poll