Aktualitet

VIDEO/ Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Shumë qytetarë janë mbyllur në banesa pasi e kanë të pamundur të udhëtojnë në këtë formë.

10 Mars 2023, 21:16 Nga F.M
VIDEO/ Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët
Lezhë

LEZHË- Moti i keq ka sjellë pasoja e para. Pamjet që po shikoni vijnë nga Lezha ku shihet se blloku “11 janari” në lagjen ‘Beslidhja’ të Lezhës, është mbushur me ujë. Bllokimi i këtyre rrugëve ka sjellë dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Gjithashtu raportohet se bllokimi i pusetave dhe pamundësia e kanaleve kulluese për të zvogëluar praninë e ujit, janë shkaqet kryesore të krijimit të kësaj situate. Shumë qytetarë janë mbyllur në banesa pasi e kanë të pamundur të udhëtojnë në këtë formë.

Moti është përkeqësuar në Shqipëri. Këtë pasdite janë rikthyer shirat dhe temperaturat e ulëta.

 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2023, 16:04 Dosja.al

Krenari shqiptare

Alina Hoxha Pavarësisht integrimit në shoqëritë në të cilat janë zhvendosur; pavarësisht përvetësimit t&e...