Aktualitet

Sekuestrohen 61 mijë e 900 euro në Morinë, procedohet 32-vjeçari

Ai po hetohet për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

10 Mars 2023, 17:08 Nga F.M
Sekuestrohen 61 mijë e 900 euro në Morinë, procedohet
Euro

KUKËS- 61 mijë e 900 euro janë sekuestruar nga shërbimet e policisë kufitare në Morinë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se paratë i janë gjetur një 32-vjeçari që është proceduar penalisht. I riu me inicialet Q.L., nuk i ka deklaruar paratë në momentin që ka kaluar në kufi. Ai po hetohet për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Njoftimi i policisë Morinë, Kukës/Policia Kufitare, kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale. Si rezultat i kontrolleve, goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 61 900 euro, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Volksëagen". Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të këtij automjeti, shtetasit Q. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 61 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

policia kufitare morine sekuestrohen euro ne morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2023, 16:04 Dosja.al

Krenari shqiptare

Alina Hoxha Pavarësisht integrimit në shoqëritë në të cilat janë zhvendosur; pavarësisht përvetësimit t&e...