Sport

'La Gazzetta dello Sport' zbulon kërkesat e Rafael Leãos për të rinovuar me Milanin...

Gazeta bën me dije se ndërkombëtari portugez kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës

10 Mars 2023, 14:38 Nga DOSJA
'La Gazzetta dello Sport' zbulon kërkesat e Rafael Leãos

ITALI - Rinovimi i kontratës së Rafael Leão vazhdon të flitet në Itali dhe këtë të premte 'La Gazzetta dello Sport' zbulon se sulmuesi portugez kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës për të zgjatur lidhjen e tij me kuqezinjtë.

Sipas gazetës, Leão informoi Paolo Maldinin dhe Frederic Massara, drejtorët e klubit, se ai synon të fitojë 7.5 milionë euro në sezon, plus dy milionë në një tarifë nënshkrimi. Në këtë pikë ai merr rreth 1.8 milionë euro në sezon.

Maldini dhe Massara do të negociojnë me familjen e Rafael Leaos dhe jo me Jorge Mendes, menaxherin e portugezit. Lojtari, i cili përfundon kontratën me kuqezinjtë në qershor të vitit 2024, kërkon gjithashtu që në kontratën e re të ulet klauzola e lirimit, e cila në kontratën aktuale është 150 milionë euro.

Në janar u tha, se përfaqësuesit e lojtarit synonin që kjo vlerë të 'ulej' në 80 milionë. Kujtojmë që Rafael Leão është kërkuar në klube si Chelsea dhe Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll