Bota

Abdixhiku vizitë zyrtare në Paris/ Zbardhet takimi në Senatin francez: Marrëveshja me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen

Abdixhiku në këto takime ritheksoi qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin Kosova duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj.

8 Mars 2023, 21:30 Nga a.l
Abdixhiku vizitë zyrtare në Paris/ Zbardhet takimi në Senatin
Lumir Abdixhiku

FRANCË- Kryetari i Lidhjes Demokratike i Kosovës, Lumit Abdixhiku gjatë vizitës së tij zyrtare në Paris zhvilloi takime në pallatin presidencial Elysee, në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez, ku ka theksuar nevojën që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohjen në qendër. Abdixhiku është pritur në Pallatin Elysee, nga këshilltarja e presidentit Emanuel Macron, Isabelle Dumont; në Ministri të Punëve të Jashtme nga zëvendësdrejtori për Evropën Kontinentale, Sylvain Guiaugue; ndërsa në senat nga Senatorja Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë.

Në këto takime, kryetari i LDK-së, Abdixhiku shprehu falënderimet për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës. Abdixhiku në këto takime ritheksoi qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin Kosova duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj.

“Implementimi i marrëveshjeve paraprake, konform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë”, ka thënë ai njofton LDK.

Kryetari i LDK-së ka shtruar po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re drejt integrimit euroatlantik me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim. Në të gjitha takimet, sipas njoftimit, është folur edhe për interesimin e shtuar francez për investime ekonomike në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll