Bota

Marrëveshja e grurit/ Zyrtarja e lartë e OKB-së, javën e ardhshme në takim me përfaqësuesit rusë

Zyrtarja e lartë tregtare e OKB-së Rebeca Grynspan do të takohet me zyrtarë të lartë rusë në Gjenevë javën e ardhshme për të diskutuar zgjatjen e një marrëveshjeje që lejon eksportin e drithërave të Ukrainës nga Deti i Zi në mes të luftës së Rusisë në vend.

8 Mars 2023, 21:10 Nga a.l
Marrëveshja e grurit/ Zyrtarja e lartë e OKB-së, javën e
Marrëveshja e grurit Ukrainë-Rusi

RUSI- Zyrtarja e lartë tregtare e OKB-së Rebeca Grynspan do të takohet me zyrtarë të lartë rusë në Gjenevë javën e ardhshme për të diskutuar zgjatjen e një marrëveshjeje që lejon eksportin e drithërave të Ukrainës nga Deti i Zi në mes të luftës së Rusisë në vend.

"Ky është hapi tjetër dhe ne do të shohim nëse nevojitet diçka më shumë se kaq," u tha gazetarëve zëvendës zëdhënësi i OKB-së Fahan Haq. Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për të hequr pengesat për eksportin e plehrave ruse. 

Marrëveshja e grurit

Kjo marrëveshje, cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit të kaluar. Përmes saj, u krijua një korridor i mbrojtur transiti detar dhe u projektua për të lehtësuar mungesat globale të ushqimit duke lejuar rifillimin e eksporteve nga tri porte në Ukrainë. Ukraina është prodhuesi i shtatë më i madh i grurit në botë dhe parashikohet të jetë eksportuesi i pestë më i madh për vitet 2021 - 2022. Në vitin 2021, eksportet ukrainase të grurit u vlerësuan në 5.1 miliardë dollarë, me Egjiptin, Indonezinë, Turqinë, Pakistanin dhe Bangladeshin si destinacionet kryesore. Deri në shkurt të vitit 2022 kur filloi pushtimi rus, Ukraina kishte dërguar afërsisht 95 përqind të eksporteve të pritura të grurit për atë vi.

marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll