Aktualitet

Mevlutja u vra nga Dan Hutra, vëllai i saj kërkon ndihmë për mbesën jetime: Babai vuan nga probleme të shëndetit mendor, më dhimbset!

Mevlute Hysa, motra e ish-bashkëjetueses së tij, kishte pak kohë që ishte bërë mama, vetëm 4 muaj më parë, por tanimë nuk e ka më nënën pranë saj.

8 Mars 2023, 17:47 Nga k.m.
Mevlutja u vra nga Dan Hutra, vëllai i saj kërkon ndihmë për
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra, një javë më parë vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Paskuqan dhe Kodër-Kamëz, por këto nuk ishin dëmi i vetëm që shkaktoi. Pas la edhe një fëmijë jetim. Mevlute Hysa, motra e ish-bashkëjetueses së tij, kishte pak kohë që ishte bërë mama, vetëm 4 muaj më parë, por tanimë nuk e ka më nënën pranë saj.

Erjon Hysa, vëllai i Mevlutes ka kërkuar ndihmë nga "JOQ" dhe kërkon para për të rritur mbesën e tij. Ai thotë se mbesa e tij 4 muajshe tani është jetime pasi mamaja iu vra në mënyrë të pafajshme, ndërsa i ati ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të kujdeset për të. Hysa thotë se motra e tij para se të ndodhte ngjarja e rëndë ka jetuar te prindërit në Paskuqan. Por tani që ajo humbi jetën askush nuk mund të kujdeset për foshnjen 4 muajshe, pasi nëna dhe motra janë ende në spital.

Mevlutja u vra nga Dan Hutra, vëllai i saj kërkon ndihmë për

Për këtë arsye ai kërkon ndihmë nga shqiptarët për ta ndihmuar sado pak mbesën e tij dhe për këtë ka vendosur në dispozicion një kod bankar për të grumbulluar të ardhura sa më shumë për të ndihmuar të voglën që të mos i mungojë asgjë. 

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

masakra e paskuqanit mevlute hysa

Sondazh

Poll