Aktualitet

Pengmarja e marokenes në Greqi/ DETAJE, shqiptari e dhunoi dhe e mbajti të mbyllur në kasolle me llamarina

33-vjeçari e ka dhunuar dhe e ka mbyllur në një kasolle për 24 orë bashkë me një grek. 

8 Mars 2023, 17:28 Nga a.l
Pengmarja e marokenes në Greqi/ DETAJE, shqiptari e dhunoi dhe e mbajti
Policia greke

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i pengmarrjes së një marokeneje në Greqi nga i dashuri i saj shtetas shqiptar. Mediat greke raportojnë se 33-vjeçari e ka dhunuar dhe e ka mbyllur në një kasolle për 24 orë bashkë me një grek. 

I riu shqiptar është vënë në pranga nga policia, ku pritet të përballet me akuzën për dhunë fizike dhe pengmarrje ose ndalimit të paligjshëm. Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar. 24-vjeçarja ka rrëfyer për autoritetet greke frikën që ka përjetuar gjatë qëndrimit në kasollen prej llamarina dhe rrahjen nga dy autorët. Dy të arrestuarit, përveç ndalimit të paligjshëm, do të përballen me akuza edhe për vepra të tjera të karakterit kriminal.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll