Aktualitet

Motra e Dan Hutrës: Jetoj me frikën se mund të merrem peng nga minuta në minutë, e dëgjova të thuhej në protestën e 2 marsit

Ajo bëri thirrje që të ndalohet dhuna ndaj grave, ndërsa shtoi se për momentin jeton me frikën që nga minuta në minutë mund t’i ndodhë diçka e keqe.

8 Mars 2023, 17:21 Nga F.M
Motra e Dan Hutrës: Jetoj me frikën se mund të merrem peng nga
Dan Hutra

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, Asija ka treguar se ndjehet e frikësuar për jetën e saj, pasi ka dëgjuar që në protestën e zhvilluar më 2 mars është thënë që mund të merret peng. Në një lidhje telefonike në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, Asija shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe theksuar se e gjithë familja e saj është e tronditur për këto ngjarje makabre. Ajo bëri thirrje që të ndalohet dhuna ndaj grave, ndërsa shtoi se për momentin jeton me frikën që nga minuta në minutë mund t’i ndodhë diçka e keqe.

“Stop dhunës ndaj vajzave dhe grave. Ti thuhet STOP dhunës ndaj vajzave. Nuk të erdhi keq për nënat që ua more vajzat? Nuk të erdhi keq që ke motër vetë? Nuk të erdhi keq për nënën tënde që ka ngelur në qoshe?’ Më ka bërë përshtypje se në protestën e 2 marsit kam dëgjuar që ‘do marrim peng motrat e Dan Hutrës’. Asnjë motër nuk do donte të ndodhej në këtë pozitë. Çdo femër haset me dhunë në familje por nuk shprehet për shkak të mentalitetet. Që nga data 1 mars ushqehem sa për te jetuar nga minuta në minutë. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bëj lutje që të bëjmë paqe,”- tha Asija.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

dan hutra asije hutra

Sondazh

Poll