Bota

Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kanosje, arrestohet 1 person në Korçë, procedohen 2 të tjerë 

Po ashtu janë proceduar penalisht 2 persona të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në mënyre të rrezikshme, ndërsa i dyti për kanosje dhe shkatërrim i pronës.

8 Mars 2023, 12:23 Nga I.A
Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kanosje, arrestohet 1 person
Policia

KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu janë proceduar penalisht 2 persona të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në mënyre të rrezikshme, ndërsa i dyti për kanosje dhe shkatërrim i pronës. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale. -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Gështenjas, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. -Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip "Volksëagen", ka kryer manovra shpejtësie dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por ka braktisur mjetin dhe është larguar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Y., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 39-vjeçar dhe ka dëmtuar me mjete të forta portën kryesore të rrethimit të hidrocentralit, në fshatin Shpellë, Pogradec. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll