Bota

Tragjedia e trenave/ Sektori publik grevë 24 orëshe, paralizohet Greqia, të gjitha shërbimet jashtë funksionit

Një numër i madh njerëzish tashmë janë mbledhur në qendër për të marrë pjesë në protestë.

8 Mars 2023, 12:02 Nga I.A
Tragjedia e trenave/ Sektori publik grevë 24 orëshe, paralizohet
Protesta ne Greqi

GREQI- Qendra e Athinës është e paarritshme në këto momente, për shkak të tubimeve që po zhvillohen në kuadër të mobilizimeve të grevës në të gjithë vendin për tragjedinë në Tempi. Një numër i madh njerëzish tashmë janë mbledhur në qendër për të marrë pjesë në protestë.

Mbledhja e ADEDY-së në sheshin Klathmonos nisi në orën 12:30, në të njëjtën kohë PAME në Propylaia. Autobusët, trenat dhe trenat periferikë janë aktualisht të ndaluar. Për lehtësimin e protestuesve, trenat e metrosë do të qarkullojnë nga ora 12 deri në 6 pasdite. Trenat elektrikë dhe tramvajet do të qarkullojnë nga ora 11 deri në 5.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll