Bota

Bloomberg: Meta Platforms planifikon një raund të ri shkarkimesh nga puna

Kompania më e madhe në botë e rrjeteve sociale do të shkurtojë më tej vendet e punës pas një shkurtimi prej 13% në nëntor. 

8 Mars 2023, 11:57 Nga I.A
Bloomberg: Meta Platforms planifikon një raund të ri shkarkimesh nga
Meta Platforms

SHBA- “Nëna” e Facebook, WhatsApp dhe Instagram, Meta Platforms, po planifikon një raund të ri pushimesh nga puna që do të prekë mijëra punëtorë edhe brenda javës. Kompania më e madhe në botë e rrjeteve sociale do të shkurtojë më tej vendet e punës pas një shkurtimi prej 13% në nëntor. 

Në raundin e fundit të shkurtimeve, 11,000 punëtorë humbën punën e tyre. Madje, ajo vazhdon të ndryshojë strukturën e saj organizative duke ofruar programe të daljes vullnetare për drejtuesit apo edhe departamente të tëra që konsiderohen të panevojshme për funksionimin e kompanisë.

Raundi i ardhshëm i pushimeve nga puna lidhet me arritjen e objektivave financiare të kompanisë dhe është i pavarur nga ristrukturimi, ndërsa Mark Zuckerberg e ka karakterizuar vitin 2023 si një “vit përfitimi” për Metën.

meta platforms

Sondazh

Poll