Bota

Ambasadori i SHBA-së në Japoni: 'Sulmet' e Kinës bashkojnë rajonin kundër Pekinit

I dërguari i SHBA renditi një varg veprimesh ushtarake agresive nga Kina, duke përfshirë "sulme" kundër Indisë përgjatë kufirit të tyre të përbashkët Himalayan, anijet e rojes bregdetare kineze që synojnë me lazer anijet filipinase në Detin e Kinës Jugore, gjuajtjen e raketave në Japoni.

8 Mars 2023, 09:42 Nga I.A
Ambasadori i SHBA-së në Japoni: 'Sulmet' e Kinës
Rahm Emanuel

KINË- Kina nuk duhet të habitet se Uashingtoni dhe aleatët e saj në Azi po thellojnë lidhjet ushtarake duke pasur parasysh sjelljen agresive të Pekinit ndaj shumë prej fqinjëve të saj. Këtë e ka deklaruar ambasadori i SHBA-së në Japoni Rahm Emanuel të mërkurën.

“Ju shikoni Indinë, shikoni Filipinet, shikoni Australinë, shikoni Shtetet e Bashkuara, Kanadanë apo Japoninë. Ata kanë pasur vetëm në tre muajt e fundit një konfrontim ushtarak ose një lloj konfrontimi me çdo vend. Dhe më pas ata janë të tronditur që vendet po ndërmarrin hapat e tyre për parandalim për të mbrojtur veten e tyre. Çfarë mendonin se do të bënin", tha ambasadori.

I dërguari i SHBA renditi një varg veprimesh ushtarake agresive nga Kina, duke përfshirë "sulme" kundër Indisë përgjatë kufirit të tyre të përbashkët Himalayan, anijet e rojes bregdetare kineze që synojnë me lazer anijet filipinase në Detin e Kinës Jugore, gjuajtjen e raketave në Japoni.

Pekini ka mohuar të jetë një agresor në të gjitha ato raste dhe ka akuzuar Uashingtonin se është nxitësi kryesor i tensioneve të rritura në rajon. Të martën, ministri i ri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, paralajmëroi se konflikti dhe konfrontimi me SHBA-në është i pashmangshëm nëse Uashingtoni nuk ndryshon kursin.

SHBA pretendon se kërkon të konkurrojë me Kinën, por nuk kërkon konflikt. Por në realitet, e ashtuquajtura 'konkurrencë' nga SHBA është kontroll dhe shtypje e gjithanshme, një lojë me shumën zero të jetës dhe vdekjes," tha ai.

rahm emanuel qin gang

Sondazh

Poll