Bota

Barazia gjinore/ Shefi i OKB-së paralajmëron: Mund të arrihet pas 300 vitesh! Të drejtat e grave po abuzohen, kërcënohen dhe shkelen në mbarë botën

Në fjalimin e tij, Guterres nuk përmendi Iranin, i cili u përjashtua nga komisioni 45 anëtarësh në dhjetor për shkak të protestave pas vdekjes së Mahsa Amini.

7 Mars 2023, 10:24 Nga a.l
Barazia gjinore/ Shefi i OKB-së paralajmëron: Mund të arrihet pas
Antonio Guetterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres ka deklaruar se barazia gjinore do të arrihet pas 300 vitesh. Në një bashkëbisedim me grupin e OKB-së në Komisionin për Statusin e Grave, Gueterres tha se nuk ka asnjë përparim drejt barazisë gjinore. Duke folur për të drejtat e grave përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, Guterres tha se barazia gjinore është "300 vjet larg" sipas vlerësimeve më të fundit nga UN ëomen, organizata e OKB-së e dedikuar për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Guterres përmendi shkallët e larta të vdekshmërisë amtare, vajzat që detyrohen të martohen në moshë të hershme dhe vajzat që rrëmbehen dhe sulmohen për ndjekjen e shkollës si dëshmi se shpresa për arritjen e barazisë gjinore e cila duket se do qindra vite që të arrihet. Në fjalimin e tij, Guterres nuk përmendi Iranin, i cili u përjashtua nga komisioni 45 anëtarësh në dhjetor për shkak të protestave pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgimin e të ashtuquajturës "polici të moralit" të vendit, shkruan CNN. 

"Të drejtat e grave po abuzohen, kërcënohen dhe shkelen në mbarë botën," tha Guterres, duke përmendur disa vende në veçanti, duke përfshirë Afganistanin, ku tha se gratë dhe vajzat janë fshirë nga jeta publike.

Të hënën, të rejat afgane u mblodhën jashtë Universitetit të Kabulit për të protestuar kundër ndalimit të talebanëve në pushtet për arsimimin e femrave, një kufizim për të cilin një raport i ri i OKB-së thotë se mund të jetë një krim kundër  njerëzimit. Raporti i paraqitur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë të hënën vuri në dukje gjithashtu rritjen e martesave të detyruara dhe të fëmijëve, ndalimin e përjashtimit të grave nga hapësira të tjera publike si parqet dhe palestrat, dhe kufizime të tjera që kufizojnë aftësinë e grave për të punuar dhe udhëtuar të pavarura në Afganistan.

antonio guterres

Sondazh

Poll