Shtyhet gjyqi për çështjen Babale, avokati i Salianjit: Të përjashtohet gjyqtarja, ka lidhje familjare me Fatmir Xhafën
I pranishëm në sallë është vetë deputeti Ervin Salianji, i cili me anë të avokatit të tij mbrojtës, Ledio Brahos, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatorë Etlira Petri. Një nga arsyet ka të bëjë me bashkëshortin e saj, Sokol Sadushin, i cili ka gjykuar përjashtimin e kësaj çështje në Gjykatën e Lartë.
TIRANË- Shtyhet sërish seanca gjyqësore në lidhje me ccështjen "Babale". Në gjykatën e Apelit sot mori pjesë vetë deputeti Ervin Salianji, i cili me anë të avokatit të tij mbrojtës, Ledio Brahos, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatorë Etlira Petri. Një nga arsyet ka të bëjë me bashkëshortin e saj, Sokol Sadushin, i cili ka gjykuar përjashtimin e kësaj çështje në Gjykatën e Lartë. Tjetra, sipas tij, ka të bëjë me detyrën e Edlira Petrit, si gjyqtare mediash pasi ka bërë reagime në konfliktin e PD-së. Dhe arsyeja tjetër me nxjerrjen e datës së këtij gjykimi në kundërshtim me kodin. Sipas Salianjit është caktuar data para se të rishortoheshin dosjet dhe kjo është bërë me qëllim mosrishortimi. Ndërsa në fund, pas gjithë pikave të listuara për të përjashtuar gjyqtaren, Salianji tha po ashtu se relatorja ka lidhje familjare me vëllain e viktimës akuzuese, Fatmir Xhafajn, ish-ministër i Brendshëm i vendit.
Kërkesë për përjashtimin e gjyqtares relatore ka bërë edhe avokati Endrit Sefa që mbron Jetimir Olldashin. Sipas Sefes, gazetari Jetimir Olldashi ka mbajtur qëndrim për vettingun e relatores dhe bashkëshortin e saj. Por palët nuk janë vetëm në salllë, pasi i pranishëm është edhe avokati i Geron Xhafës, Adrian Vishaj. Në mbështetje të deputeti demokrat kanë shkuar edhe kolegët e tij Luçiano Boçi dhe Flamur Noka.
Ç’është dosja Babale?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit./Dosja.al
Sondazh
Mat, kultivoi 4020 rrënjë kanabis dhe iu gjetën dhe 3 ton të tjera në proces tharje, në pranga 51-vjeçari
Foto ilustruese MAT- Pas gjashtë vitesh në arrati, Policia e Shtetit ka arritur të vendosë në pranga një 51-vjeçar nga...
"Do të të vras"/ Kërcënoi me jetë vjehrrën, në pranga 36-vjeçari nga Kukësi, iu gjet pushkë në banesë
Foto ilustruese KUKËS- Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi kanosi me jetë përmes telefonit ...
Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Ardian Çipa vendoset drejtues në Gjirokastër, Lorenc Shehu pozicionohet në Dibër
Policia TIRANË- 7 Marsi ka sjell ndryshime në Policinë e Shtetit. Mësohet se Ardian Çipa nga DVP Elbasan është em...
Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 220 kg kokainë në Verona
Kokaina ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 220 kg kokainë. Imolaoggi shkruan se shqi...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 7 Mars 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë pr...
Festa e 7 Marsit, datë historike për arsimin, 136 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe
Mësonjëtorja e Korçes TIRANË- Sot si çdo vit festohet 7-Marsi, e cila është një ditë dhe datë e ...
Projektligji i qeverisë britanike prek shqiptarët: S’ka më azil për emigrantët që shkojnë me gomone
Emmanuel Macron dhe Rishi Sunak ANGLI- Emigrantët që mbërrijnë me varkë të vogël do të ndalohen të kërkoj...
Moti për sot! Kthjellime dhe vranësira, rriten temperaturat deri në 18°C
Moti TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizot...
VIDEO/ Artan Hoxhës i thuret ‘atentat’ në studion televizive, kunati i del në mbrojtje
Artan Hoxha KOSOVË- Gazetari Artan Hoxha ka rënë pre e një kamere të fshehtë. Ai ishte i ftuar në emisionin “Kojs...
Instalohet sistemi i ri SIS! Policia njofton: Nesër shmangni udhëtimet drejt Greqisë, nga ora 09:00 deri në orën 18:00 do ketë ndërprerje
Kapshticë TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se nesër të gjithë qytetarët duhet të shmangin udhëtimin drejt Greq...
