Aktualitet

"Do të të vras"/ Kërcënoi me jetë vjehrrën, në pranga 36-vjeçari nga Kukësi, iu gjet pushkë në banesë

36-vjeçari duhet të përballet tashmë me drejtësinë, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

7 Mars 2023, 09:22 Nga k.m.
"Do të të vras"/ Kërcënoi me jetë
Foto ilustruese

KUKËS- Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi kanosi me jetë përmes telefonit vjehrrën e tij. Gjatë kontrolleve në banesë, 36-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pushkë, të cilën e mbante pa leje.

36-vjeçari duhet të përballet tashmë me drejtësinë, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se po kanosej për jetën, përmes telefonit, kanë organizuar punën me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”. Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

kukes

Sondazh

Poll