Insights

Factcheck/ Lleshaj premton zbardhjen e vrasjes së policëve me Reformën në Drejtësi… SPAK s’ka kompetenca

17 Shtator 2019, 08:34 Nga DOSJA
Factcheck/ Lleshaj premton zbardhjen e vrasjes së policëve me

TIRANË– Disa ditë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vizitoi shtëpinë e efektivit të rënë në krye të detyrës Kol Ndreshaj. Pasi pa me sytë e tij kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e ish-efektivit, Lleshaj doli dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se Drejtësia e Re do të hidhte dritë mbi vrasjen e tij. 

“Disa dosje nuk quhen asnjëherë të vjetra. Reforma në drejtësi do bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjeve kriminale,”-tha ministri. 

Ishte pikërisht gjatë kësaj deklarate, momenti kur një copë nga suvaja e tavanit të banesës i ra mbi dorë. 

Ndoshta i indinjuar nga ajo çfarë pa, apo i shtyrë për të bërë politikë edhe me të vrarët për të promovuar Reformën, Lleshaj “harroi” një detaj të vogël.

Por me kalimin e ditëve, përralla e bukur e Reformës në Drejtësi, sa vjen dhe zbehet. Ja kështu, në ditët e fundit të shtatorit, pritet të zbulohet edhe lista e prokurorëve që do të jenë pjesë e SPAK, (Prokuroria e Posaçme, kaq shumë e pritur).

Po ashtu, mësohen edhe kompetencat e SPAK. E dikush duhet t’ja thotë ministrit Lleshaj  sne jë ndër veprat penale që i është hequr SPAK-ut nga kompetencat për të shqyrtuar, është pikërisht ajo e vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit. 

E teksa premtimi për drejtësi sa vjen dhe venitet, shteti më së paku, duhet të nisë dhe të bëjë detyrën e tij në ndihmën dhe mbështetjen financiare që i detyrohen familjes së ish-efektivëve të rënë në krye të detyrën. 

Nëse drejtësia nuk është në dorën e tyre por në të gjyqësorit, mbështetja dhe përkrahja e tyre ekonomike është përgjegjësi e shtetit.

(k.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck kol ndreshaj reforma ne drejtesi sander lleshaj kol ndreshaj reforma ne drejtesi sander lleshaj

Sondazh

Poll

Insights 16 Shtator 2019, 16:11

TIRANË-“ Propaganda është arti i bindjes së tjetrit në diçka që nuk beson as vetë.”-thoshte Abba Eban, një politikan dhe diplomat izraelit, ministër...

Insights 16 Shtator 2019, 05:38

Ditë e re, gënjeshtër e re!

TIRANË- Ne pritje te vendimit te Keshillit te Europes per çeljen e negociatave te Shqiperise me BE-ne propaganda qeveritare, ndoshta e frikesuar nga...

Insights 16 Shtator 2019, 05:09

I gjori stadium…

TIRANË- U tha se do te ndertohej brenda 2 vjetesh…por ka nisur te ndertohet qe ne Qershor te 2016 …e akoma pas tre vitesh e kusur ende nuk ka p...

Insights 12 Shtator 2019, 14:10

Rasti Bolton – Trumpi nuk duron kritika

SHBA- Ishte një tërheqje e pazakonshme e këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, pas një viti e gjysmë në detyrë. I njohur si Skifteri, një politikan i ...

Insights 12 Shtator 2019, 06:15

Kjo ishte humbja më e ëmbël në jetën time

Për fatin tim të keq, për shkak të trafikut të dendur, unë, bashkë me dy çikat e mia, u futëm brenda në stadium dy minuta më vonesë. E përjetova një konf...