Bota

Terrorizohen pasagjerët e avionit privat në SHBA, njëri prej tyre humb jetën nga turbulencat e forta

Ai u devijua rreth orës 16:00 me kohën lokale të së premtes.

6 Mars 2023, 21:08 Nga a.l
Terrorizohen pasagjerët e avionit privat në SHBA, njëri prej tyre
Avioni në SHBA

SHBA- Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur gjatë fluturimit të një avioni mbi New England i cili për shkak të turbulencave të forta u detyrua të ulet përpara se të arrinte në destinacionin e tij. Mediat e huaja raportojnë se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit njoftoi se kishte nisur një hetim pasi një pasagjer vdiq nga lëndimet e marrë gjatë trubulencave. Incidenti ndodhi më 3 mars kur avioni po fluturonte nga Aeroporti Dillant-Hopkins në Keene, NH, për në Aeroportin Ekzekutiv Leesburg në Virxhinia. Avioni 'Bombardier Challenger 300', i cili kishte pesë persona në bord, duhej të devijohej në Aeroportin Ndërkombëtar Bradley në Windsor Locks, Conn, për të shmangur një valë tjetër turbulencash të rënda.

Ai u devijua rreth orës 16:00 me kohën lokale të së premtes. Sipas të dhënave të FlightAware, avioni ishte në ajër për vetëm 25 minuta para se të ulej në Connecticut dhe u devijua 15 minuta pas nisjes.

Pavarësisht se aeroplani u ul herët për t'i shpëtuar rrugës së trazuar, turbulencat rezultuan në "lëndime fatale" për një nga pasagjerët e avionit. Pasagjeri nuk është identifikuar. Një zëdhënës i NTSB tha se avioni ishte aktualisht i siguruar në aeroportin Bradley, ku bëri ulje emergjente. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha në një deklaratë të veçantë dërguar Fortune të hënën se do të ndihmonte me hetimin e NTSB. Një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Connecticut tha për mediat se FBI po hetonte gjithashtu rrethanat e incidentit.

 

avioni ne shba

Sondazh

Poll